Vazhdon Manifestimi “Flaka e Janarit 2017”

Gjilani

Vazhdon Manifestimi “Flaka e Janarit 2017”

Më: 30 janar 2017 Në ora: 20:05
Manifestimi “Flaka e Janarit

Në Manifestimin “Flaka e Janarit”, fëmijët ishin ata të cilët me interpretimet e tyre në kuadër të pjesës “Xixat e Flakës 2017”, sot dhënë sharmë manifestimit, i cili po mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ata janë prezantuar para auditorit pjesëmarrës në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, me interpretimet e tyre të përgatitura dhe të përcjella me korreografi për këtë pjesë artistike.

Sot është dita e parafundit e Manifestimit “Flaka e Janarit 2017”, që sonte vazhdon me njërën nga shtyllat më të rëndësishme të tij “Pena e Flakës”, ku do të prezantohen rezultatet e konkursit letrar në prozë e poezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat