Nxënësi nga Gjilani sulmon me sopatë dy mësimdhënës

Gjilani

Nxënësi nga Gjilani sulmon me sopatë dy mësimdhënës

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 20:12
Pamje nga video

Jo të gjithë nxënësit e ndoqën mësimin të mërkurën në shkollën “Arbëria” të Komunës së Gjilanit.

Atje mungoi 16 vjeçari me inicialet V.K, i cili një ditë më herët u ndal nga policia pasi paraditen e së martës ai tentoi t’i sulmojë me sëpatë dy profesorët e tij, Orhan Shaqirin dhe Zeqirja Rrahmanin.

Këtë ngjarje e kishin parë nga afër edhe disa nxënës të kësaj shkolle.

Një tjetër nxënës ka parë nga afër edhe përfshirjen në incident edhe të profesorit të dytë.

Ndërsa sipas policisë në këtë rast nuk ishin ngatërruar vetëm nxënësi dhe profesorët.

Të dy profesorët e sulmuar, kanë refuzuar të flasin për rastin, ndërsa nuk kanë folur as familjarët e të akuzuarve për sulm ndaj mësimdhënëseve.

I heshtur ka qëndruar edhe drejtori i shkollës, Xhelal Jetishi, me arsyetimin se nuk ka qenë në shkollë në momentin e incidentit.

Por ushtruesja e detyrës së drejtores së Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, që doli te shkolla të mërkurën, paralajmëroi masa për fajtorët.

Derisa babai është ndaluar për 48 orë, djaloshi është ndaluar për 24, por Klan Kosova nuk ka arritur të kontaktojë prokurorin nëse ky i fundit është liruar tashmë.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat