Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Gjilanit

Gjilani

Nënshkruhet marrëveshje mirëkuptimi mes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës së Gjilanit

Më: 14 shkurt 2017 Në ora: 15:43
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Gjilanit, Naser Korça, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rregullimi i kanalizimit në fshatin  Llapashticë” në Komunën e Gjilanit. 

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Gjilanit u  realizua në kuadër të mbështetjes financiare të MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat