DKRS-ja vazhdon me aktivitete të shumta për nder të ditës së pavarësisë

Gjilani

DKRS-ja vazhdon me aktivitete të shumta për nder të ditës së pavarësisë

Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 20:01
Ekspozita e veprave artizanale

Aktivitete e sotme për nder të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, komuna e Vitisë konkretisht Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani i ka filluar duke ju uruar këtë ditë Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Viti dhe atë me një torte me emblemën e UÇK-së të përgatitur nga Shoqata e Grave “Gratë e Goshicës”.

Ajo ndër duke uruar këtë festë kryetarit të kësaj organizate, Abdyl Bajrami tha se më meritoret që ne festojmë sot këtë festë të lirë janë pikërisht çlirimtarët e saj. Më pas DKRS ka vazhduar me hapjen e ekspozitës së veprave artizanale ku janë paraqitur punëdore të bërë nga gratë vitiase. Kurse në orët e mbrëmjes është zhvilluar një turnir në basketboll ku fituese doli KB “Vitia”.

Ndërsa Trofeun e Pavarësisë” i takoj ekipit të futbollit nga administratës Komunale pasi që e mposhti në finale ekipin tjetër të Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Përndryshe dje është zhvilluar në kuadër të këtyre aktiviteteve edhe ora letrare

. E për nesër është paraparë që Kuvendi Komunal i Vitisë të mbaj një seancë solemne, të bëhen më pas homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, kurse koncerti festiv do të mbahet po ashtu nesër në ora 11:00 në Shtëpinë e Kulturës “ Gursel e Bajram Sylejmani” - Salla e Koncerteve në Viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat