Gjilani me koncert të madh festiv shënon Ditën e Pavarësisë

Gjilani

Gjilani me koncert të madh festiv shënon Ditën e Pavarësisë

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 23:07
Gjilani

Nën organizimin e Komunës së Gjilanit, sot në 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, janë shënuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive, për të kulmuar me koncertin e madh të muzikës popullore, ku para qytetarëve të shumtë, kanë performuar grupe dhe këngëtar të shumtë të Gjilanit.

Siç njofton Komuna e Gjilanit, aktivitetet e sotme janë organizuar nën patronatin e kryetarit Lutfi Haziri, i cili siç e ka thënë, gjithçka që punohet, zhvillohet e ndërtohet në Republikën e Kosovës, është një meritë e dëshmorëve, heronjve, martirëve dhe të gjithë atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e më vonë edhe pavarësinë e vendit.

Ndryshe, sot hapja e kësaj feste është bërë me homazhet në kompleksin memorial të dëshmorëve në Gjilan, për të vazhduar më pas me koncertin për fëmijë, me lojën e futbollit, shfaqje teatrale dhe po përmbyllet me këtë concert të madh, në kryeqytetin kulturor të shqiptarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat