Punëtorët shëndetësor në Gjilan, pa paga që nga tetori 2016

Gjilani

Punëtorët shëndetësor në Gjilan, pa paga që nga tetori 2016

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 16:45
Ilustrim

Punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 persona ku përfshihen 6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal, që nga muaji tetor i vitit 2016 kanë mbetur pa paga mujore.

Kështu ka thënë PDK në Gjilan, nëpërmjet një komunikate, ku kërkohet nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, që sa më parë ta kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndetësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.

Ja reagimi i plotë i PDK-së në Gjilan:

Punëtorët shëndëtësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal), që nga muaji tetor I vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore.

Sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte  arritë një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi,   me afat njëvjeqar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjeksor dhe teknik medicinal.

Fillimisht ishte numër më I vogël, I kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjërimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menagjmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.

Aq më keq, përshkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së  stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.

Vlenë të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%.

Përderisa, QKMF nga kodi I vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti I ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u ipen pagat që nga tetori I vitit të kaluar.

Prandaj, kërkojmë nga kryetari I komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë t’a kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndëtësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat