PDK: Çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak

Gjilani

PDK: Çerdhet në Gjilan, rrezikohen nga qentë endacak

Më: 6 mars 2017 Në ora: 12:35
Qentë endacak

Dega e PDK-së në Gjilan nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se cerdhet në Gjilan janë në rrezik nga qentë endacakë.

Për çudi, një ditë, disa qen edhe të dera e kryetarit të komunës, ishin shtrirë dhe sikur prisnin ndonjë kockë  apo  ‘urdhrin’ e shefit të qytetit. Kjo nuk na bën edhe aq, ngase, sa për ne, edhe në zyra le t'i hyjnë. Por, është shqetësuese pamja e sotme në mëngjes e një llave qensh, që po silleshin nëpër oborrin e shkollës fillore ‘Selami Hallaqi’ dhe të çerdhes së fëmijëve në lagjen ‘Dardania’”, thuhet në komunikatë.

Sipas deklaratës së një prindi, i cili, po e dërgonte fëmijën në çerdhe, duke e parë rrezikun nga këta qen, e ka lajmëruar policinë. Pasi policia janë deklaruar se kjo nuk është përgjegjësi e tyre, ky prind, ka prit  derisa janë larguar qentë për ta dërguar pastaj fëmijën në çerdhe.

“Prandaj, i bëjmë thirrje kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, ta kuptoj seriozisht rrezikun nga qentë endacak dhe të merr masa urgjente për largimin e tyre nga rrugët e qytetit. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat