Komuna e Gjilanit rrënon një objekt pa leje

Gjilani

Komuna e Gjilanit rrënon një objekt pa leje

Më: 7 mars 2017 Në ora: 14:10
Objekti pa leje i rrënuar

Inspeksioni i ndërtimit në Komunën e Gjilanit, ka bërë rrënimin e një objekti të ndërtuar pa leje në rrugën Gjilan-Bujanoc, konkretisht në afërsi të fshatit Shillov.

Sipas njoftimit për media nga Komuna e Gjilanit, Milot Shkodra, Shef i Inspeksionit të Ndërtimit, ka bërë të ditur se inspektorët fillimisht kanë marrë të gjitha veprimet ligjore që ndërtuesi të bëjë ndërprerjen e punimeve mirëpo i njëjti ka shkelur të gjitha rregullat e ligjit të ndërtimit.

“Në rrugën Gjilan-Bujanoc konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë sot kemi bërë rrënimin e një objekti i cili ka në vete kishte disa sektor në procesin e  ndërtimit. Fillimisht inspeksioni i ka dërguar vendimin për ndërprerje të punimeve dhe ka shirituar objektin, por edhe pas vendimeve të mara nga inspeksioni i ndertimit siç janë vendimi për ndërprerjen e punëve dhe vendimit për rrenim, ndërtuesi në fjalë i ka vazhduar punët në kundërshtim me ligjin e ndërtimit. gjatë ditës së djeshme në kemi bërë rrënimin e objekteve përcjellëse në këtë kantier të ndërtimit dhe do të jemi në terren gjithnjë”, ka thënë Shkodra .

Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qëllimin e bllokimit të ndërtimeve, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëhen me leje të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe konform planeve dhe planifikimit afatgjatë të Komunës së Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat