80 thasë qumësht pluhur konfiskohen në Gjilan

Gjilani

80 thasë qumësht pluhur konfiskohen në Gjilan

Më: 22 mars 2017 Në ora: 17:16
Mallrat e konfiskuara nga Policia

Policia e rajonit të Gjilanit ka njoftuar se në orët e mëngjesit ka arrestuar 42 vjeçin me inicialet M. B., banor i fshatit Drobesh i cili dyshohej se kontrabandonte mallra.

Sipas njoftimit të policisë, forcat e rendit vepruan pasi morën informacione se në rrugën Viti – Drobesh janë duke lëvizur dy automjete të cilat dyshoheshinn se ishin duke kontrabanduar mallra.

Policia tregon se me urdhër të lëshuar nga gjykata patrulla e policisë që reagoi ndaj informatës për kontrabandë, kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake patrulla e policisë e cila kishte reaguar në lidhje me rastin ka hyrë në oborrin e shtëpisë së 42 vjeçit ku gjatë kontrollimit i janë konfiskuar 80 thasë qumësht pluhur, 6 thasë material tekstili, 25 thasë fara luledielli dhe fara kungulli, 30 thasë me qese plastike (bërlloku )”, thuhet në komunikatën e policisë.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është sjellë në stacionin policor në Viti, ndërsa dy automjetet me mallra të kontrabanduara me një vlerë të konsiderueshme  janë konfiskuar, tregon policia .

Të shtunën policia në Stanqiq të Gjilanit kapi 72 mijë copë vezë dhe arrestoi 3 persona nën dyshimin e kontrabandës me to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat