Ansambli "Emin Duraku" nga Shkupi mori vendin e parë në Festivalin "Flakadani i Karadakut 2017"

Gjilani

Ansambli "Emin Duraku" nga Shkupi mori vendin e parë në Festivalin "Flakadani i Karadakut 2017"

Nga: AZIZ ZUKA Më: 27 mars 2017 Në ora: 14:53
Foto nga manifestimi kulturor-sportiv “Flakadani I Karadakut 217” në viti

Me përfundimin e  mbrëmjes së tretë   ka përfunduar  edhe  Festivali  kulturor-sportiv “Flakadani I Karadakut 2017” në Viti,  që organizohet në nderim të dëshmorit të kombit nga Mogilla e Vitisë  Njazi Azemit I njohur si komandant “Mjekrra”. Mbrëmë  është mbajtur nata e tretë  dhe e fundit e Festivalit mbarëkombëtar të këngës dhe valles shqipe, me të cilën ngjarje edhe ka përfunduar Manifestimi tradicional kulturo sportivë “Flakadani i Karadakut 2017”.

Në natën finale të Festivalit, ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, të cilit i është ndarë një mirënjohje nga Unioni i shoqatave shqiptare në Suedi. Ndërkohë që juria profesionale e përbërë nga Sami Pira, Dilaver kryeziu dhe Zija Aliu, ka ndarë çmime për më të dalluarit në kostumografi, koreografi dhe solisten më të mirë të Festivalit, kurse vendin e parë e mori AKV “Emin Duraku” nga Shkupi, vendin e dytë AKV “Gjilani” nga Gjilani dhe vendi i tretë “Vaçe Zela” nga Lushnja. U hap Festivali i Ansambleve dhe Shoqërive “Flakadani i Karadakut 2017”

Në kuadër të manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2017” , është mbajtur festivali I këngëve dhe valleve I ansambleve dhe grupeve të ndryshme nga mbarë trojet shqiptare dhe ka zgjatur tri mbrëmje. sonte festivali mbarë kombëtar i ansambleve dhe shoqërive kulturo artistike. Festivalin e ka hapur me një program të pasur jashtë konkurrencës Ansambli i këngëve dhe valleve “Kemajl Azizi” nga Vitia. Ndërkohë që në natën e parë, me program u paraqitën Shoqëria Kulturo Artistike “Presheva Jehonë” nga Presheva, Ansambli “Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi dhe Ansambli “Gjilani” nga Gjilani. Edhe dy netët e ardhshme do të prezantohen me repertorin e tyre edhe 8 ansamble nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Gjithashtu , janë prezaantuar para publikut vitias për herë të parë në këtë festival, edhe Ansambli i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi.

Ndërkaq çmimi special i është nderuar Ansambli i Unionit të Shoqatave shqiptare në Suedi “Liria”. Në mesin e shumë shoqërive dhe Ansambleve, Festivalin e ka nderuar në cilësinë e mysafirit Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Festivali është transmetuar drejtpëdrejtë nga “Plus Televizion”, i cili është ndjekur përveç Kosovës, edhe në Diasporë përmes sinjalit të Plus Televizion dhe shumë televizioneve në Diasporë, të cilëve u është dhënë e drejta e transmetimit falas.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat