Filluan punimet në rrugën nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI

Gjilani

Filluan punimet në rrugën nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI

Më: 11 prill 2017 Në ora: 15:53
Udhëkryqi për Gjilan – QMI

Sot filluan punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI, llot 1, në gjatësi prej 4 kilometrash dhe në vlerë prej 598,995.97 eurosh.

Në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm edhe ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë.

Sipas kontratës së nënshkruar, kompania e kontraktuar obligohet që punimet t’i përfundojë në afat prej 120 ditësh pune.

Mirëpo, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar se punimet do të përfundojnë para afatit të përcaktuar me kontratë.

Me realizimin e këtij projekti krijohet një parakusht i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat