Haziri dënon djegien e kurorave të varrezave të dëshmorëve

Gjilani

Haziri dënon djegien e kurorave të varrezave të dëshmorëve

Më: 13 prill 2017 Në ora: 17:19
Kreu i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri

Djegien e kuroroave të luleve te obelisku në varrezat e dëshmorëve e ka dënuar kreu i komunës së Gjilanit, Lufti Haziri. Ai këtë akt e ka quajtur qyqar.

Haziri ka kërkuar nga organet e hetuesisë që ta zbardhin këtë rast.

“Akti i djegies së kurorave të luleve te varrezat e dëshmorëve është qyqar, i papranueshëm dhe si të tillë e dënoj ashpër. Kërkoj nga organet e drejtësisë që sa më shpejt ta zbardhin këtë akt të shëmtuar dhe autorët ta marrin dënimin meritor”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat