USPE do të protestojë më 1 maj

Gjilani

USPE do të protestojë më 1 maj

Më: 29 prill 2017 Në ora: 11:44
USPE

Unioni i Studentëve Pro Evropian (USPE), dega në Gjilan, me rastin e 1 Majit do të organizojë një marsh protestues, i cili ka për qëllim avokimin e të drejtave të të rinjve dhe studentëve në veçanti për punësim.

Duke ditur që në Kosovë nuk është protestuar asnjëherë për të drejtat e punëtorëve, ne po kërkojmë vetëm të na jepet e drejta e punësimit. Ne si  të diplomuar të ardhshëm, nuk kemi kurrfarë perspektive, nuk dimë se çfarë na pret, por ne nuk e kemi humbur ende shpresës, për këtë arsye edhe do të protestojmë”, thuhet në njoftimin e USPE-së.

Marshi mbahet më 1 maj, në ora 11:00 para hyrjes së Universitetit “Kadri Zeka” dhe do të përfundojë para Teatrit të qytetit në Gjilan, ku do të mbahen disa fjalime.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat