Shkolla fillore “Halil Alidema” në Pozharan shënoi Ditën e shkollës

Gjilani

Shkolla fillore “Halil Alidema” në Pozharan shënoi Ditën e shkollës

Nga: Aziz Zuka Më: 19 maj 2017 Në ora: 15:16
Foto nga manifestimi me rastin e shënimit të ditës së shkollës “Halil Alidema” në Pozharan

Me një solemnitet rasti nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës fillore “Halil Alidema “ të Pozharanit, kanë shënuar të enjtën Ditën e shkollës respektivisht 108 vjetorin e ekzistimit të kësaj vaatre dit për herë të parë ishte  hapur në vitin 1908 dhe është njëra ndër  vatrat e para të shkollës shqipe jo vetëm në komunën e Vitisë,  por edhe në Republikën e Kosovës.

Në këtë solemnitet  rasti  ishin ftuar dhe prezentuan përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, drejtorisë komunale të arsimit,  familje të dëshmorëve , qytetarë  dhe mysafir të tjerë.

Më fjalën e rastit  drejtoresha e shkollës,  Drita Pira,  duke folur rreth hitorikut dhe të arriturat e kësaj shkolle  tha se  “Ky  tempull i dijes është njëra ndër shkollat më të  vjetra të Kosovës, ku nëpër vite ka edukuar brezat e rinj, dhe ka vendosur bazat e arsimit dhe emancipimit në këto anë të Kosovës. Shkolla jonë tha ajo me krenari mbanë emrin e pozharanasit, patriotit dhe atdhetarit Halil Alidemës. Nga kjo shkollë ka thënë ajo kanë dalë gjenerata të shumta të cilat kanë arritë suksese me dijën e tyre të nxënë në këtë shkollë duke filluar nga edukatorë, profesor, mjek e deri te doktor të shkencave.

Drejtoresha  Pira,  duke folur rreth sukseseve të arritura në këtë vatër të diturisë  tha se nxënësit e kësaj shkolle këtë vit shkollor ishin më të mirët në kuzet e diturisë në nivel të komunës dhe atë rajonal  e   suksese  kanë arrit edhe në aktivitet dhe garat kulturore dhe sportive.

E duke përshëndetur dhe duke uruar ditën e shkollës nënkryetari I komunës  së Vitisë  Hasan Alia, thënë se  nxënësit e kësaj shkolle së shpejti do të kenë kushte më të mira për mësim  sepse tashmë janë intensifikuar punët në ndërtimin e objektit të ri shkollor  në vend të objektit të vjetër i cili është ndërtuar  në vitin 1963 dhe është vjetruar dhe paraqiste rrezik për mësim .”Objekti i ri i shkollës do te jetë i standardeve evropiane dhe do të ketë edhe sallën e edukatës fizike  si dhe hasirë të mjaftueshme për mësim  ku do të mësojnë mbi 1000 nxënës të kësaj shkolle.

Në kuadër të këtij organizimi festiv,  para të pranishmëve nxënësit e kësaj  shkolle kanë shfaqur një program të pasur kulturor dhe artistik të cilën me paraqitjet e tyre treguan talentin e tyre artistik dhe kulturor. Por ajo cka ka rënë  në sy ishte performance që bënë para të pranishmive  voglushet e Klubit të gjimnastikës “Anamorava” të cilat nën mbikqyrjën e trajnerit të tyre Hazir Alidema përformuan më një pgrom më disa pika  shumë interesante gjimnastikore.Më pas  të pranishmit   në mjediset e shkollës kanë vizituar edhe  ekspozita me punime të ndryshme shkollore nga nxënësit e shkollës fillore e cila ishte hapur për nderë të kësaj dite.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat