Gjilani mikpritës i Olimpiadës Gjithëkombëtare të Matematikës

Gjilani

Gjilani mikpritës i Olimpiadës Gjithëkombëtare të Matematikës

Më: 20 maj 2017 Në ora: 15:46
Gjilani

Matematicientë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës u mblodhën të shtunën në Gjilan, për të marrë pjesë në garën më të madhe të matematikës, e cila grumbullon matematicientët më të dalluar nga komunat pjesëmarrëse, organizuar nga Drejtoria e Arsimit dhe revista 'Plus' nga Tetova.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku - Rexhepi, në hapjen zyrtare të kësaj olimpiade, theksoi se Kuvendi Komunal mbështet çdo organizim të tillë dhe ata që përfaqësojnë Gjilanin e sjellin rezultate, duke i stimuluar dhe financuar përmes fondit të ekselencës të miratuar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit.

“Gjilani është shpall qendër në shumë aspekte si në sport, kulturë dhe në fusha të tjera, por si qendër e matematicientëve është jashtëzakonisht kënaqësi dhe krenari. Në emër të Kuvendit Komunal dhe me iniciativë të kryetarit, Lutfi Haziri, është miratuar fondi dhe rregullorja e ekselencës, për financimin e të gjithë atyre talenteve pjesëmarrëse në gara dhe korrin suksese e përfaqësojnë Gjilanin në mënyrën më të mirë të mundshme", ka thënë Bunjaku - Rexhepi.

Ndërsa, drejtoresha në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati-Haziri, tha se Gjilani është krenar me rezultatet e nxënësve në garat e matematikës.

Në hapje të kësaj Olimpiade, para nxënësve dhe pjesëmarrësve të tjerë foli edhe përfaqësuesi nga Revista "Plus" nga Tetova, Agim Buklla.

Ndryshe, Olimpiada XXII Gjithëkombëtare për Matematikë këtë vit mbahet për herë të 22-të që nga themelimi, e organizuar nga Revista "Plus" në Tetovë, ndërsa për herë të dytë në Gjilan. Secila komunë u përfaqësua nga  tre nxënës, klasa VII-VIII-IX, ndërsa rezultatet do të publikohen nesër, në ora 10:00.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat