LDK e PD në Gjilan shkëpusin bashkëpunimin

Gjilani

LDK e PD në Gjilan shkëpusin bashkëpunimin

Më: 26 maj 2017 Në ora: 22:06
Komuna e Gjilanit

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në Gjilan ka shkëputë marrëveshjen për bashkëqeverisje ndërmjet Partia e Drejtësisë në Gjilan dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.

Siç njofton PD, ndërprerja e bashkëqeverisjes është bërë më arsyetimin:

1.     Mos përmbushja e obligimeve (LDK)  dega në Gjilan si subjekt politik, karshi subjektit tjetër politik (PD) dega në Gjilan në bashkëqeverisje, edhe pas kërkesës së saj zyrtare nga ana e PD-së, në përputhje me realitetin e krijuar.

2.     Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, nuk e sheh të arsyeshme të jetë mbështetës i LDK-së dega në Gjilan, pa patur mundësinë e veprimit.

Kryesia e Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, falënderon degën e LDK-së në Gjilan, Kryetarin Haziri dhe gjithë ata që kanë bashkëpunuar me PD-në.

"Do të jemi zë i fuqishëm në të mirë të qytetarëve, zë kritik dhe zëri i arsyes duke mos hezituar të jemi mbështetës i gjitha proceseve pozitive të vendit tonë. Gjithashtu, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim, të hapur për dialog duke shikuar gjithmonë interesat e qytetarëve të Komunës së Gjilanit", thuhet ne njoftimin e PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat