Haziri kërkonë votën e qytetarëve për Koalicionin e Besës dhe Shpresës

Gjilani

Haziri kërkonë votën e qytetarëve për Koalicionin e Besës dhe Shpresës

Nga: A.M. Më: 31 maj 2017 Në ora: 01:22
Lutfi Haziri

Dega e Lidhjës Demokratike të Kosovës në Gjilanë ka hapur fushatën zgjedhore, ku kreu i kësaj dege, Lutfi Haziri ka kërkuar votën e qytetarëve për Koalicionin e Besës dhe Shpresës.

Po ashtu, Haziri ka thënë se Koalicioni LDK-AKR dhe të tjerët, është koalicion me qytetarët, për Kosovën, për integrime euroatlantike dhe koalicion, i cili, përfaqëson të ardhmen, vizionin, zhvillimin dhe përfaqësimin qytetar më të sigurtë në Kuvend.

Postimi i plotë:

Edhe njëherë nga Gjilani ju tregojmë të gjithë atyre që rrëzojnë qeveri sa herë duan dhe që për interesa të tyre partiake nxjerrin në Ramazan e Krishtlindje njerëzit në votime, se ne nuk i falim në këtë mision politik. Gjilanasit dhe mbarë Kosova nuk do t’ia falë asnjë minutë dhe asnjë votë.

Koalicioni LDK-AKR dhe të tjerët, është koalicion me qytetarët, për Kosovën, për integrime euroatlantike dhe koalicion, i cili, përfaqëson të ardhmen, vizionin, zhvillimin dhe përfaqësimin qytetar më të sigurtë në Kuvend.

Lus të gjithë qytetarët, gra e burra, nëna e baballarë, të rinjë e të reja, që të aktivizohen dhe të votojnë për Koalicionin e Besës dhe Shpresës, për ta zhvilluar vendin në të gjitha aspektet. Kandidatët tanë janë padiskutim më të mirët dhe janë njerëz të dëshmuar e të pastër si loti. Urime të gjithëve. Lut Emrush Haziri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat