Kurti: Qeveria e Vetëvendosjes, gomë që fshin qeverisjen e keqe

Gjilani

Kurti: Qeveria e Vetëvendosjes, gomë që fshin qeverisjen e keqe

Më: 31 maj 2017 Në ora: 15:31
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka hapur sot fushatën zgjedhore në qytetin e Gjilanit.

Kandidati për kryeministër  nga kjo Lëvizje Albin Kurti, u tha gjilanasve se me fitoren e Vetëvendosjes,  populli fillon të shpaguhet, i kthehet shpresa dhe se merr fund frika dhe plaçkitja.

Kurti u zotua se Qeveria e VV-së,  do të  jetë laps që shkruan qeverisje të re, e të mirë dhe gomë që fshin  qeverisjen e keqe, e të vjetër.

Kurti: Me fitoren tonë, qytetarët do të dëmshpërblehen, do të merr fund plaçkitja

“Politika e sidomos pushteti,  i kanë shumë borxh qytetarëve në Kosovës. Me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, populli fillon të shpaguhet e të dëmshpërblehet. Fillon kthimi i borxhit tonë. Me fushatën tonë, qytetarëve tashmë po ju kthehet shpresa. Me 11 qershor, qytetarëve u kthehet guximi dhe borxhi, merr fund frika dhe plaçkitja. Nis qeveria e Vetëvendosjes që u jap njerëzve punë,  e shtetit nder. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, është interes shoqëror,  është demokraci qytetare dhe është nevojë ekonomike. 11 qershori është dita jonë e re e fitores së madhe të të gjithëve. E fitores së Gjilanit e mbarë Kosovës  “, tha Kurti.

Sipas tij Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.  Ndërsa tha se Vetëvendosje  e njeh shtetin e Kosovës, madje janë të vetmit që punojnë për forcimin e shtetit.

Kurti: Ne e njohim shtetin e Kosovës

“Do të dëgjoni edhe sulme për ne . Do të na thonë se Lëvizja Vetëvendosje, nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe do të na pyesin mbase me inat,  a e njihni ju  Vetëvendosje shtetin e Kosovës . Ne u themi gjithë atyre njëherë e mirë . Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Ne  e njohim shtetin e Kosovës , madje të vetmit që e njohim dhe që punojmë përditë,  që ky shtet të forcohet, që të pasurohet dhe që të ketë sovranitet. Ndërsa këta të koalicioneve , janë ata që nuk e njohin këtë shtet...Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet punojnë”, tha Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes  Visar Imeri,  tha se vota e popullit, do t’i dërgojë  në shtëpi ata që e kanë qeverisur keq vendin deri tani.

 Madje sipas Ymerit disa nga ta e kanë vendin edhe në burg.  

Ymeri: Veseli po luan me lodra me bateri

“Kadri Vesli, po luan me lodra me bateria. Po këta politikan me bateria do të lodhen shumë shpejt, se ne i njohim këta dhe e dimë se që edhe tenderin e baterive e kanë vjedhur , duke përfunduar me bateria të cilësisë së dobët, e me çmim shumë të lartë. Bateritë e tyre do t’i mund energjia jonë. Do t’i mund energjia e të rinjve të përjashtuar . Do t’i mund energjia e grave të diskriminuara. Do t’i mund energjia e të varfërve e punëtoreve të shtypur. Energjia juaj, energjia e popullit të Kosovës. Kjo energji do t’i dërgoj në pension,  disa të parakohshëm e disa në pension të moshës. Pensionin do ta kenë të mirë edhe në burg do të ju dërgojmë pensionin. Ndërkohë pasurinë e vjedhur do të jua konfiskojmë.”, tha Ymeri.

Kandidatja për deputete nga kjo Lëvizje Albulena Haxhiu, tha se Vetëverndosje  është shpresa e popullit të varfëruar . Ajo tha se vota për VV-në, është votë për një qeverisje pa analfabetë, e cila e lufton mafinë dhe korrupsionin.

Haxhiu: Do të  luftojmë mafinë e analfabetët

“Ne do të jemi shpresa për një popull të varfëruar. Ne do të jemi mjekimi për një vend të sëmur. Ne do të jemi rikthimi i dinjitetit për një komb të keqtrajtuar. Mjaftë më me varfëri. Mjaftë me gyrbet. Mjaftë me papunësi. Mjaftë me padrejtësi. Sepse erdhi koha e zgjidhjes me qeverisjen e re,  të Lëvizjes Vetëvendosje. Një qeverisje pa korrupsion , që e lufton mafinë. Një qeverisje pa kriminel që e vendos drejtësinë. Një qeverisje pa analfabet që e lufton injorancën. Një qeverisje pa tradhtar që e mbron dhe e ruan kombin”, tha ajo.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit garon e vetme dhe ka 110 kandidatë për deputetë.

Kurti: Me fitoren e Vetëvendosjes merr fund plaçkitja

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti tha sot në Gjilan se me fitoren e Vetëvendosjes populli fillon të shpaguhet.

Kurti tha në hapje të fushatës zgjedhore se tashmë qytetarëve tashmë po u kthehet shpresa, guximi dhe borxhi dhe se merr  fund frika e plaçkitja.

 “Fitorja e Vetëvendosjes është interes shoqëror,  demokraci qytetare dhe nevojë ekonomike. Gjilani është ndëshkuar me moszhvillim. Me fitoren e VV-së në Gjilan e Kosovë bujkut ia kthejmë rendimentet,  shkollave arsimin, spitaleve shëndetësinë. Gjilanit i jemi mirënjohës si komb e si shoqëri”, tha Kurti.

 Sipas tij Vetëvendosja me Qeverinë e saj e garanton shtetin e mirëqenies.

 Kurti tha se tash në fushatë do të dëgjohet se si Vetëvendosje se njohin shtetin e Kosovës.

 “Ne iu themi atyre njëherë e mirë. Po ne e njohim shtetin e Kosovës. Madje jemi të vetmit që punojmë që ky shtet të forcohet. Këta të koalicioneve nuk e njohin këtë shtet. Ata duhet të përgjigjen për cilin shtet po punojnë”, tha Kurti.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri duke folur për partitë tjera tha se kryetari i PDK-së Kadri Veseli po luan me lodra me bateria.

“Këta politikanë me bateria do të lodhen shumë shpejt. Bateriat e tyre sot do t’i mund energjia jonë. Energjia e të varfërve dhe punëtorëve të shtypur. Energjia juaj. Kjo energji do t’i dërgojë me pension. Edhe ne burg pensionin do të ua dërgojmë, dhe pasurinë e vjedhur do tua konfiskojmë”, tha Ymeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat