Kurti: VV-ja do të kulmojë me fitore

Gjilani

Kurti: VV-ja do të kulmojë me fitore

Nga: A.M. Më: 31 maj 2017 Në ora: 19:17
Albin Kurti në Gjilan

Kandidati për kryeministër  nga kjo Lëvizje Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e fushatës të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se qytetarët e Gjilanit e hodhën hapin e parë drejt ndryshimit të domosdoshëm.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Gjilanit e hodhën hapin e parë drejt ndryshimit të domosdoshëm.

Fushata jonë ka nisur me kulturë e masivitet, dhe do të kulmojë me fitore.

Organizimet dhe aktivitetet po vazhdojnë në të gjitha qytetet e fshatrat. Bashkohuni për t'i thënë një jo të madhe keqqeverisjes, dhe për ta mirëpritur zhvillimin, drejtësinë e mirëqenien.

Gjilani ishte vetëm fillimi!

#Albini2017

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat