Mustafa: Shtëpia mbahet me miq dhe me njerëz që i kanë dyert e hapura kudo në botë!

Gjilani

Mustafa: Shtëpia mbahet me miq dhe me njerëz që i kanë dyert e hapura kudo në botë!

Nga: A.M. Më: 1 qershor 2017 Në ora: 21:17
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka marrë pjesë në tubimin e mbajtur në Gjilan.

Mustafa ka shkruar në Facebook se gjilanasit ishin sot dëshmitarë të drejtpërdrejtë të mesazhit të qartë që vjen nga Evropa.

Postimi i plotë:                

Gjilanasit ishin sot dëshmitarë të drejtpërdrejtë të mesazhit të qartë që vjen nga Evropa.

Joseph Daul, President i Familjes kryesore politike evropiane, konfirmoi se vetëm LDK-ja e çon Kosovën në BE, duke porositur votuesit që të mos i zgjedhin ata që e çojnë Kosovën në qorrsokak.

Shtëpia mbahet me miq dhe me njerëz që i kanë dyert e hapura kudo në botë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat