Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës Faruk Nura merr mbështetje të gjerë nga elektorati

Gjilani

Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës Faruk Nura merr mbështetje të gjerë nga elektorati

Nga: Aziz Zuka Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:08
Pamje nga takimi me anëtarë të subjekteve të koalicionit LDK-AKR dhe Alternativa në Viti

Lidhja Demokratike e Kosovës, nëndega  në Viti ka mbajtur mbrëmë një tubim zgjedhor me  anëtarë  dhe simpatizantë dhe të këtij subjekti politik si dhe qytetarë të tjerë.
Në këtë takim para një elektorati të gjerë është prezantuar edhe kandidati për deputet nga koalicioni Faruk Nura.  E  Kryetari komunës së Vitisë, njëherit kryetar i degës së LDK-së Sokol Haliti , gajëtë prezantimit të kandidatit  për deputet Faruk Nura, tha se Kosova ka qenë këto dy vitet e fundit në progres,  por atyre që u penguan sukseset e Qeverisë Mustafa e ndalen punën e saj.

Ai tha se edhe Vitia ka përfituar nga kjo pasi ka pasur investime duke ju referuar edhe vendimit për qasjen e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, si një meritë e tyre. Ai ka kërkuar nga qytetarët të votojnë listën e koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa dhe kandidatet e tyre për deputet. “Ne do te fitojmë tha ai. Kurse ministri i infrastrukturës në detyrë Lutfi Zharku , I cili gjithashtu është kandidatë për deputet ,tha se jam këtu për të treguar bashkëpunimin e mirë që kemi pasur me Vitinë e që ka rezultuar me më shumë investime ne infrastrukturë për këtë komunë.

Ndërkaq, kandidati  për deputet në parlamentin e Kosovës Faruk Nura në fjalën e tij ka thënë se ka nderin që është caktuar si kandidat për deputet nga koalicioni. Gjatë fjalimit ai premtoi se zëri i qytetarëve të Vitisë do të dëgjohet dhe do të mobilizohemi së bashku me ju për fitoren e madhe. Në këtë tubim kandidatet kanë marr përkrahjen e elektoratit për fitore në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat