Viti: Vihet gurëthemeli për shtëpinë e re të familjës së Faruk Beqirit nga Radivojci

Gjilani

Viti: Vihet gurëthemeli për shtëpinë e re të familjës së Faruk Beqirit nga Radivojci

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 12:06
Shtepia

Edhe një familje që ka nevojë për strehim do të bëhet me shtëpi te re. Është kjo familja e Faruk Beqirit nga fshati Radivojc, Komuna e Vitisë. Dita e djeshme ishte ditë gëzimi për kryefamiljarin dhe familjen e tij, veçmas kur edhe nisi gërryerja e dheut për themelin e shtpisë së tij. Gjithë kjo, fal kontributit të njerëzve bëmirës, si: bashkëatdhetarëve, por dhe biznesmenëve nga ky fshat.

Në emër të diasporas së Vitisë: Vezir Devajës, Nehat Sabedinit, Shaban Pajazitit dhe Blerim Pajazitit, e shokëve të tyre, të cilët çdo hërë përkrahin nismat humanitare për njerëzit skamnor, foli Sali Abdullahu.

Ai në cilësinë e përfaqësuesit të donatorëve, ka falanederuar kontributdhënësit  duke theksuar se mërgata ka ndjenjën e kënaqësisë që po e bëjnë me shtëpi të re familjen e Faruk Beqirit. “Diaspora e komunës së Vitisë ka ndihmuar në vazhdimësi vendin. duke kontribuar edhe në sferën e arsimit dhe ekonomisë. Ne e ndihmojm vendin me paratë që i kursejm, duke mos e harruar për asnjë çast. Jemi të përkushtuar që kontributin tonë ekonomik ta përkthejmë në vlera për vendin tonë”, tha ndër tjerash Abdullahu.

Nga ana tjetër, Nexhmedin Jakupi, drejtor për Shërbime Publike në Viti, nga ky fshat ku edhe do të ndërtohet kjo shtëp, foli në emër të institucioneve komunale. Ai falenderoi mërgatën për kontriburin e tyre, duke e cilësuar ditën e vënjës së gurëthemelit të kësaj shtëpije, si një ditë të madhe.

“Në emër të kryetarit Haliti falenderoj mërgimtarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët kanë ndarë nga kafshata e tyre për ndërtimin e kësaj shtëpije. Dhe sot gëzimi, nuk është vetëm për Farukun dhe familjen e tij, por edhe për ne këtu, sepse kjo familje e cila jeton në një shtëpi të vjetër, tashmë do të bëhet me shtëpi të re”, tha ai.

Kurse, kryefamiljari Faruku, ka falenderuar kontributdhënësit, duke thënë se ndjenjën e gëzimit, s’mund t’a shpreh me fjalë. “Deshi Zoti të na ndihmoj diaspora. Ndryshe s’kemi pas mundësi me ndërtue shtëpi të re. Po ndihem edhe më mirë kur shtëpisë tonë po i vëhet gurthemeli në Muajin e Madh e të Shejt të Ramazanit. Zoti i shpërbleftë dhe i gëzoftë të gjithë ata që hapen zemrat e tyre, për të na ndihmuar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat