Mustafa: Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur

Gjilani

Mustafa: Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2017 Në ora: 22:25
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa në Gjilan

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka marr pjesë në tubimin e partisë së tij në Gjilan.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se do ta shndërrojmë Anamoravën në qendër ballkanike të zhvillimit ekonomik

Postmi i plotë

Dimensionet e Fitores historike të 11 Qershorit u konfirmuan sot në tubimin madhështor në Gjilan. Koalicioni në krye me LDK-në, do ta vazhdojë përkrahjen e Qeverisë dhe do ta heq përfundimisht bllokadën infrastrukturore e investive të qeverive paraprake. Do ta shndërrojmë Anamoravën në qendër ballkanike të zhvillimit ekonomik. Përkrahje e jashtëzakonshme edhe në Viti, Kamenicë, Novobërd e më gjerë.

Qershori, muaji kur Kosova përfundimisht e merr drejtimin e duhur.

Mobilizim e Fitore si në Kohën e Rugovës!

#BashkëTëVendosur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat