Mërgimarit nga Pozharani nuk iu lejua të votojë as me kusht

Gjilani

Mërgimarit nga Pozharani nuk iu lejua të votojë as me kusht

Nga: Aziz Zuka Më: 11 qershor 2017 Në ora: 14:35
Selver Shasivari

Mërgimtari Selver Shasivari nga Pozharani ndihet i dëshpëruar pasi atij nuk iu lejua të votojë në Qendrën e votimit në Pozharan, ku votuan dhe ishin në regjistrin e votimit të gjithë anëtarët e familjes së tij me të drejtë vote  as me kusht.

“Ndihem i dëshpëruar kur emri i im nuk figuron në listat e votimit është për tu habitur kur emrat e familjarëve gjinden në listë, ndërsa mu nuk më lejohet të votojë, madje as me kusht”, ka përfunduar Shasivari.

Selveri kishte ardhur sot nga Gjeneva për të votuar, por kjo e drejtë ju mohua sot në qendrën e votimit në Pozharan të Vitisë edhe pse i njëjti ka edhe shtetësinë e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat