Një i arrestuar në Gjilan, tentoi të manipulonte procesin zgjedhor

Gjilani

Një i arrestuar në Gjilan, tentoi të manipulonte procesin zgjedhor

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 15:16
Foto arkiv

Arrestohet një person në Komunën e Gjilanit pasi ky i fundit kishte tentuar të manipulojë me procesin zgjedhor gjatë votimit.

Lajmin për arrestimin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

“E kemi ndalë një votues. Në një vendvotim ka bërë zhurmë, duke tentuar të manipulojë me fletëvotimin. Kinse i është dhënë fletëvotimi i plotësuar. Ne kemi verifikuar dhe është blloku pak procesi. Është në masën e arrestit për momentin,” shprehet Maloku.

Gjatë ditës edhe policia dhe prokuroria kanë raportuar për raste të hetimit për manipulim të procesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat