Haziri: 39 për qind dalja e votuesve në Gjilan

Gjilani

Haziri: 39 për qind dalja e votuesve në Gjilan

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 18:52
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri , gjatë një konference për media, njoftoi se deri në orën 17:00 në komunën e Gjilanit kanë dal 39 për qind e votuesve.

Ai tha se bashkë me bashkëpunëtorët e tij ka vizituar 42 shtabe nen zgjedhore të LDK-së që i ka të organizuara në gjithë territorin e komunës së Gjilanit.

“Sa i përket Gjilanit, deri në ora 17:00 në votime kanë dal 39 përqind e votuesve, apo 38 mijë e 867 votues, që është një rritje krahasuar me zgjedhjet e kaluara”, u shpreh Haziri.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që deri në ora 19:00 të dalin në zgjedhje masivisht.

Ai tha se kanë evidentuar dy parregullsi nga koalicioni i PDK-së, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat