Lëvizja Vetëvendosje në Viti, përmes një komunikate për medie e me rastin e fitores në komunën e Vitisë, falënderon për besimin e dhënë gjithë aktivistët, mbështetësit, simpatizantët po ashtu edhe qytetarët e komunës së Vitisë.
Në këtë komunikatë veç tjerash thuhet: “Për punën, angazhimin dhe vullnetin e pandalshëm në krijimin e kushteve për këtë proces demokratik falënderojmë edhe gjithë komisionerët dhe vëzhguesit të cilët treguan denjëshmeri në obligimin e tyre. Qytetarët edhe njëherë treguan se subjekti i vetëm i cili mund të prodhoj qeverisje të mirë dhe të drejt për qytetarët si nivel lokal ashtu edhe atë nacional është Lëvizja Vetëvendosje!”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje! Viti.