Gjilani aktivizon mekanizmat emergjentë pas reshjeve të shiut

Gjilani

Gjilani aktivizon mekanizmat emergjentë pas reshjeve të shiut

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 17:02
Breshri

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka aktivizuar mekanizmat emergjentë, për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

Ai ka thënë se Komuna e Gjilanit është në gjendje gatishmërie për t’i dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve, të cilët eventualisht mund të kenë probleme me vërshimet.

“Pas reshjeve të mëdha të shiut e breshrit, menjëherë kam aktivizuar mekanizmat e emergjencave, të cilët po merren me menaxhimin e situatës”, ka thënë Haziri.

Ai ka bërë publik edhe numrat e emergjencave 112, 193 dhe 044125815, të cilët janë 24 orë në dispozicion për qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat