Haziri: Arsimi është shtylla kryesore që do të bartë proceset gjatë të ardhmes

Gjilani

Haziri: Arsimi është shtylla kryesore që do të bartë proceset gjatë të ardhmes

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2017 Në ora: 18:52
Lutfi Haziri gjate takimit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri është takuar me arsimtarët dhe profesorët e shkollave të Gjilanit.

Sipas një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se është takuar për t`ju shprehur karakter mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e lartë të treguar për vitin kalendarik 2016/2017.

Postimi i plotë

Sot zhvillova takim me arsimtarët dhe profesorët e shkollave të Gjilanit me karakter mirënjohjeje për punën dhe përkushtimin e lartë të treguar për vitin kalendarik 2016/2017. Arsimi është shtylla kryesore që do të bartë proceset gjatë të ardhmes.

Me punën e mësimdhënësve dhe në koordinim e mbështetje edhe të prindërve dhe të institucioneve komunale, nxënësit gjilanas sot janë të sukseshëm në kimi, matematikë, fizikë, e fusha të tjera, në Republikën tonë dhe në univeristetet me renome në botë.

Ne jemi krenarë me punën, angazhimin dhe sukseset e larta të nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjilanit. LH

Image
Lutfi Haziri gjate takimit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat