Policia e Gjilanit identifikon personat që nuk ndihmuan të moshuarin që vdiq në rrugë

Gjilani

Policia e Gjilanit identifikon personat që nuk ndihmuan të moshuarin që vdiq në rrugë

Më: 2 korrik 2017 Në ora: 13:28
Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një kultivator dhe pak metra më larg është alivanosur.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60 –ve u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar dhe ne deklarimet e tyre ata kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente.

Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një kultivator dhe pak metra më larg është alivanosur.

Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin.

Për shkak të pamjes së rëndë, për hir të familjes së të nderit dhe shikuesve është shkëputur momenti i rrëzimit të të moshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat