Të martën në Gjilan nis dezinsktimi, bletët të mbahen të mbyllura

Gjilani

Të martën në Gjilan nis dezinsktimi, bletët të mbahen të mbyllura

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 21:10
Ilustrim

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, do ta të fillojë të martën fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Drejori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu ka njoftuar se dezinsektimi do të nis në ora 20:00 dher i nw ot a24:00 për katër ditë me radhë, ndërkaq ka apeluar bletarët që t’i mbajnë të mbyllura bletë gjatë kohës sa bëhet dezinsektimi, ngase materiali i cili përdoret për t’i eliminuar insektet, është i dëmshëm për bletët.

Përndryshe, Komuna e Gjilanit e ka realizuar fazën e parë të dezinsektimit më 16 qershor për katër ditë me radhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat