Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

Gjilani

Rifillon faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 13:41
Sahat Kulla në Gjilan

Ka rifilluar faza e fundit e rregullimit të Sahat Kullës në Gjilan, projekt i cili po realizohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëfinancim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Sipas një komunikte të Komunës së Gjilanit, ata dhe MKRS do të përfundojnë punimet në trupin dhe ambientet përreth Sahat Kullës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm “sepse e kthen memorien e trashëgimisë kulturore të rrënuar të Gjilanit nga sllavokomunistët dhe regjimet e kohës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat