Haziri ka përuruar fillimin e punimeve të palestrës në Zhegër

Gjilani

Haziri ka përuruar fillimin e punimeve të palestrës në Zhegër

Nga: A.M. Më: 26 korrik 2017 Në ora: 14:54
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Hazriri ka përuruar fillimin e punimeve të palestrës

Në përvjetorin e madh të lindjes dhe vdekjes së Idris Seferit, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përuruar fillimin e punimeve të palestrës së sporteve në Zhegër.

Po ashtu, Haziri ka thënë se ka pranuar propozimin e Zhegrës që kjo palestër të emërohet me emrin e Shaban e Sami Ukshinit, dy luftëtarët e lirisë së shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Në përvjetorin e madh të lindjes dhe vdekjes së Idris Seferit, ne sot filluam punimet e palestrës së sporteve në Zhegër. Uroj që ky projekt të ketë dinamikë të plotë në realizim. Vlera e projektit është 1 milion e 100 mijë euro, që është financim i Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit. Unë e pranoj me kënaqësi propozimin e Zhegrës që kjo palestrë të emërohet me emrin e Shaban e Sami Ukshinit, dy luftëtarët e lirisë së shqiptarëve. Urime zhegranëve! LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat