Haziri falënderon ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin

Gjilani

Haziri falënderon ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin

Nga: A.M. Më: 26 korrik 2017 Në ora: 19:29
Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka falënderuar Ministrin e Kulturë, Rinisë dhe Sportiti Kujtim Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin.

Po ashtu, ai ka thënë se renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë janë rezultati i sotëm i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë

Postimi i plotë:

Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Llashticë në vlerë prej 26 mijë euro, renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Zhegër në vlerë prej 50 mijë euro dhe Renovimi i Sallës së Shtëpisë së Kulturës në Përlepnicë në vlerë prej 30 mijë euro, janë rezultati i sotëm i nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në kuadër të investimeve kapitale në fushën e kulturës. E falënderoj ministrin Kujtim Shala për përkrahjen e vazhdueshme për Gjilanin. LH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat