Zhgnjimi dhe revolta e mërgimtarëve pozharanas për mungesë të ujit nga ujësjellësi

Gjilani

Zhgnjimi dhe revolta e mërgimtarëve pozharanas për mungesë të ujit nga ujësjellësi

Nga: Aziz Zuka Më: 3 gusht 2017 Në ora: 15:34
Ilustrim-Pozharani

Banorët e Pozharanit ndonëse e kanë rrjetin e ujësjellësit,  nuk po furnizohen me ujë të pijshëm  tash e disa ditë,  sepse asnjë pikë uji nuk pikon nga  krojet e ujësjellësit! Shumë mërgimtarë  por  edhe qytetarë të kësaj qyteze,  kanë shprehur shqetësimet dhe zhgnjimin me veprimin që po bënë  Kompanija e ujit “Hidromorava” në Viti, të cilët as që qajnë kokën për këtë hallë dhe breng të qytetarëve e vecmas të mërgimtarve për mungesën e ujit nga ujësjellsi  për të cilin përkujdeset kjo kompani. “Erdha në shtëpinë time dhe u befasova për të keq, shprehet I zhgnjyer G.Z me punë të përkohëshme në  Zvicërr, sepse asnjë pikë uji nuk kisha  në krojet në shtëpinë time dhe për të  tu pastruar që nga dita e parë isha I detyruar që të shkojë me familje në ndonjë hotel apo restorant, shprehet ai.

Unë si edhe gjithë qytetarët  I kamë kryer të gjitha obligimet ndaj kësaj kompanie por sa vlene kjo kur ujë nuk kam”  ka thënë I zhgnjyer ky  qytetarë. Mungesa e ujit të pijës nga ujësjellsi  po ju shkakton telashe të shumta në shtëpitë e tyre veçmas në këtë kohë vape e të cilët janë të detyrur që me ujë për pije dhe për nevoja të tjera të furnizohën nga me  cisterna dhe me mjete tjera nga vendet e ndryshme sin ë Viti, Lubishtë Kabash etj aty ku ka ujë të usjellsit. Mungesa e ujit ka zhgënjyer edhe mërgimtarët të cilët këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje por që këtu po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Mungesa e ujit ka shkaktuar  telashe të shumta për mërgimtarët madje njëri nga këta se qysh në ditën e dytë që kur kishte ardhur për pushime ishte I detyruar që në vend se të pushoj të angazhohet madje edhe të investoj në hapjen e posit  për ujë   I cili I kushtoi hiq më pakë se rreth 1000 euro!!!!

“Gjendje kaotike ne Pozharan, ka ditë të tëra ku qytetetarët e Pozharanit kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Gurbetqarët të cilët kanë ardhur këto ditë në familje po ndihen të zhgënjyer me atë çfarë po shohin në Kosovë, pa ujë në këto ditë ku temperaturat janë tropikale. Edhe pse uji llogaritet të jetë mjaft i shtrenjtë, ku fatura arrin deri 15 euro në muaj,  prapë se prapë këta kanë mbetur pa ujë, është për tu habitur intervenimet e ngadalshme të Kompanisë së Ujësjellësit,” ka thënë një  mërgimtar tjeter i cili plotë mllef dhe I frustruar  deklaroi në korrepodenturën tonë  për gjendjen e krijuar në mungesë të ujit.

Është shumë paradoksale se  kompetetet  e kësaj kopmanie asnjëherë nuk arsyetojnë mungesën e ujit madje  ata shprehen se  uji nga ujesjellsi   rrjedhë  e e verteta qendron se ujë nuk ka tash e një javë e se është kështu  e vertetojnë edhe disa proinar të bizneseve dhe të kafeterive  në Pozharan. Disa nga këta pronar por edhe qytetarët  shprehen dhe janë të bindur se uji nga ujesjellësi është ndalur qëllimishtë sepse në këtë mynyrë tash kur kanë ardhur mërgimtarët  këta të kompanisë mendojnë se do të bëjnë inkasim të parave nga ata  e kjo është për keqardhje !.  Kështu edhe pse po bëhën gati 10 ditë “odisejada” e mungesës së ujit për rreth 7 mijë banorë të Pozharanit po vazhdon e kjo as që po I ndërgjegjëson kompetentet e Kompanisë !!!! Ata as që po qajnë kokën për hallet e banorve e vecmas të mërgimtarëve  për të ndërmarrë diqka së paku për hirë të gurbetqarve që most ë kthehen nga Kosova  edhe më të zhgnjyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat