Rrjeti i bizneseve Angli-Kosovë ka vizituar sot Komunën e Gjilanit.
Qëllimi i kësaj vizite, sipas mysafirëve nga Londra, është që të njihen së afërmi me produktet që prodhohen në Kosovë.
Artan Llabjani, Kryetar i Shoqatës Britanike-Shqiptare në Londër, deklaroi se Kosova ka një potencial të madh të zhvillimit të bizneseve jashtë vendit.
Sipas tij shumë shpejt rrjeti i bizneseve të cilat i udhëheq në Londër do të bej të mundur eksportimin e produkteve nga Kosova për në Angli.
I nderuar me këtë vizitë u shpreh të jete kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili tha se do të krijoj kushte të favorshme që bizneset në Kosovë të kenë mundësinë të shesin produktet e tyre jashtë vendit.