Inaugurohet çerdhja e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan

Gjilani

Inaugurohet çerdhja e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 06:03
Ilustrim

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp dhe Kryetari i Komunës Lutfi Haziri do të inaugurojnë sot çerdhen e fëmijve në lagjen Dardania në Gjilan.   

Çerdhja e posa ndërtuar e fëmijëve në lagjen Dardania në Gjilan është rezultat i marrëveshjes qeveri-me-qeveri, marrëveshje kjo në mes të USAID-it dhe komunës. 

Ndërtimi i këtij objekti para-shkollor do të mbuloj nevojat e lagjes Dardania (me rreth 1200 banorë) duke ofruar ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm për më se 120 fëmijë.

 Shuma totale e projektit është rreth 350,000 euro, nga të cilat USAID-i ka kontribuar 170,000 euro ndërsa komuna rreth 180,000 euro. 

Komuna poashtu është përgjegjëse për shpenzimet e mirëmbajtjes dhe funkcionimit, si dhe pagave për 18 punëtor të rinj.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat