22 tetori, do ta konfirmojë Sokol Halitin edhe për një mandat në krye të komunës së Vitisë

Gjilani

22 tetori, do ta konfirmojë Sokol Halitin edhe për një mandat në krye të komunës së Vitisë

Nga: N.H Më: 22 shtator 2017 Në ora: 11:52
Sokol Haliti

Një ndër komunat më të vlerësuar  në regjionin e Anamoravës, dhe jo vetëm, sa i përket qeverisjes së mirë dhe të arriturave në përmirësimin e jetës së qytetarëve, është Komuna e Vitisë. Qeverisja e suksesshme katërvjeçare e kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit ka lënë gjurmë të pamohueshme, të dukshme dhe të prekshme në të gjitha sferat që e karakterizojnë jetën e qytetarit vitias. Organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare që monitorojnë punën e kryetarëve të komunave, në vazhdimësi kanë vlerësuar punën e kryetarit Haliti , duke e renditur si njërin ndër kryetarët e Komunave në Kosovë që ka përmbushur të gjitha premtimet parazgjedhore, të ndjekur gjithmonë nën parimin e transparencës dhe llogaridhënies.

Shumë rrugë të asfaltuara, investimet e njëpasnjëshme në infrastrukturën arsimore, shëndetësore, investime në ujësjellës e kanalizim, investimet në bujqësi, si dhe shërbimet efikase administrative, janë treguesi më i mirë për një kryetar të suksesshëm siç është Sokol Haliti.  Ndërsa kurë flitet për donacione, falë qeverisjes së suksesshme dhe vizionit të kryetarit Sokol Haliti, komuna e Vitisë arrit që brenda mandatit katërvjeçar të kësaj qeverisje të thithë nga donator të ndryshëm shumën prej 5.341710.96 euro donacione.

Kjo ka bërë që në Komunën e Vitisë brenda mandatit katër vjeçar qeverisja e kryetarit aktual z. Sokol Halititi të arrijë shifrën e 13.038186,00 euro, plus 6.000.000 milion investime në bujqësi për të arritur shifrën mbi 19 milion investime kapitale, që kanë bërë që qyteza e Vitisë dhe fshatrat e saja të kenë një pamje krejtësisht tjetër duke filluar që nga infrastruktura rrugore, ujësjellësi, kanalizimi, arsimi , shëndetësia, kultura, sporti, gjelbërimi i zonave në qytet, e të tjera.

Të gjitha këto investime kanë bërë që kryetari Haliti, nga auditori i përgjithshëm të marrë vlerësim të respektuar për shpenzim të mjeteve konformë ligjit dhe rregulloreve si dhe për investime kapitale. Gjatë tërë kësaj periudhe  të qeverisjes së LDK-së në Viti ne krye me kryetarin Sokol Halitin, nuk ka pasur asnjë aferë të dyshuar korruptive Po ashtu është më rëndësi të cekët se Instituti për Studime të Avancuara "GAP" që bënë monitorimin e premtimeve të kryetarëve të Komunave të Kosovës, disa herë ka vlerësuar se komuna e Vitisë, është komuna me shkallën më të lartë të realizimit të premtimeve të dhëna. Këto të arritura me një qeverisje të mirë e bazuar në llogaridhënie dhe transparencë të plotë, bëjnë Sokol Halitin si favorit për ti fituar zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Çelësi i kësaj qeverisje të mirë sipas kryetarit Sokol Haliti, është bashkëpunimi dhe komunikimi i hapur me qytetarët vitias, dhe të gjitha këto investime janë bërë konformë kërkesave dhe nevojave që kanë pasur qytetarët e komunës së Vitisë. Po ashtu kryetari Haliti, suksesin e arritur të tij në qeverisjen komunale të Vitisë ia dedikon edhe ekipit të tij në ekzekutiv, të cilin e ka vlerësuar si shumë profesional dhe bashkëpunues.

Një punë e suksesshme që po kurorëzohet më një katërvjeçar të përmbyllur po vlerësohet lartë edhe nga vetë qytetarët vitias, të cilët nuk e fshehin admirimin për kryetarin Sokol Halitin dhe gatishmërinë e tyre që edhe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të votojnë sërish z. Halitin edhe për një mandat katërvjeçar në krye të Komunës së Vitisë. Nuk thuhet kotë që puna e mirë, shpërblehet me besim nga qytetarët, besim ky që konfirmohet përmes votës së tyre. Po ashtu përballë sukseseve të kryetarit Haliti në qeverisjen e Vitisë, sikur janë dorëzuar edhe konkurrentët e tij nga subjektet e tjera politike në garën për kryetar të komunës së Vitisë, të cilët në biseda private, nuk bëjnë ballë ta mohojnë suksesin e qeverisjes së z. Halitit.

Mbase më këtë qeverisje të suksesshme, Sokol Haliti, i ka ndihmuar edhe vetë konkurrentët e tij në garën zgjedhore të 22 tetorit, duke mos iu lënë shumë hapësirë dhe duke ua kursyer jo vetëm kohën por edhe shpenzimet, pasi kanë shumë pakë për të folur për dështimet eventuale të tij, përpos nëse flasin për sukseset e qeverisjes komunale, gjë që nuk do ti bënte të padenjët, por realist në atë çfarë është arritur në këtë mandat katërvjeçar të qeverisjes së LDK-së dhe kryetarit Sokol Haliti, të arritura këto që iu shërbejnë edhe konkurrentëve të z. Halitit, si qytetarë të Komunës së Vitisë, sot por edhe pas 22 tetorit.

Për fund, puna e mirë, sukseset e arritura gjithnjë janë shpërblyer nga "Zoti dhe robi" siç thotë një fjalë popullore nga Shqipëria e mesme, andaj edhe puna e mirë dhe sukseset evidente të kryetarit Sokol Haliti në Komunën e Vitisë, do të shpërblehen nga qytetarët vitias përmes konfirmimit të besimi edhe për një mandat në krye të Komunës së Vitisë, për Sokol Halitin dhe për një vazhdimësi të qeverisjes së mirë të LDK-së në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat