Gjykata e Apelit ndryshon fatin e aktakuzës ndaj Qemajl Mustafës

Gjilani

Gjykata e Apelit ndryshon fatin e aktakuzës ndaj Qemajl Mustafës

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 18:46
Qemajl Mustafa

Aktakuzën e hedhur poshtë ndaj Qemajl Mustafës Apeli ia ka kthyer prapë Themelores.

Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës në lidhje me hedhjen poshtë të aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Gjilanit Qemajl Mustafa dhe 38 personave tjerë.

Gjykata në Gjilan aktakuzën ndaj Mustafës dhe të tjerëve e kishte hedhur poshtë më 25 korrik 2017.

Por Gjykata e Apelit e ndryshoi aktvendimin e themelores për këtë aktakuzë, duke ia kthyer përsëri asaj këtë çështje për shqyrtim fillestar.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Qemajl Mustafa dhe H.D., V.G., Q.S.,I.R.,M.N.,M.K., F.H., D.B.,A.H., R.M., S.Sh., G.K.,Sh.Q.,M-C.Sh., I.F., B.M., H.I., F.O. ,H.A., S. Xh., Q.L., E.B., A.M., N.S., Z.F., A.M. dhe N.J. ngarkoheshin për krim të organizuar në lidhje me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ndërsa B.K., A.P., Rr. H., F.Z., S.I., N.M. ,M.A., B.G., A.A., dhe A.S. akuzoheshin për krim të organizuar në lidhje me keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat