LDK Gjilan: Lëvizja e Kuqe nga frustrimi që po i dështojnë tubimet, po shpifë ulët

Gjilani

LDK Gjilan: Lëvizja e Kuqe nga frustrimi që po i dështojnë tubimet, po shpifë ulët

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 20:58
LDK-Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas akuzave nga Lëvizja Vetëvendosje se kjo parti “po i heqë nxënësit nga bankat për të mbajtur tubime zgjedhore”.

“Lëvizja e Kuqe, nga frustrimi që po i dështojnë tubimet elektorale çdo ditë, po vazhdon me akuza e shpifje të ulëta kinse “LDK i heqë nxënësit nga bankat, për të mbajtur tubim zgjedhor””, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan njofton opinionin se nuk ka ndodhur asnjë rast që të urdhërohen nxënësit të largohen nga shkollat, por tubimet zgjedhore është duke i mbajtur në kohën kur nxënësit nuk janë nëpër institucionet shkollore.

Kjo nuk është praktikë e LDK-së dhe nuk do të ndodhë as në të ardhmen një gjë e tillë.

Në qeverisjen e kryetarit Haziri, arsimi ka qenë prioriteti i parë i qeverisjes dhe do të vazhdoj të jetë edhe pas 22 tetorit, në mandatin e ri qeverisës.

Kryetari Lutfi Haziri po bënë fushatë të ndershme dhe një gjë të tillë kërkojmë ta bëjnë edhe partitë rivale, thekson komunikata e LDK-së në Gjilan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat