Haziri: Në vitin 2018 do ta ndërtojmë shtëpinë për pensionistët e Gjilanit

Gjilani

Haziri: Në vitin 2018 do ta ndërtojmë shtëpinë për pensionistët e Gjilanit

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:51
Pamje nga fushata

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, ka takuar sot Shoqatën e Pensionistëve, ku është pritur nga kryetari Metush Dubova dhe anëtarët e saj.

Kryetari i Shoqatës, Metush Dubova, ka thënë se kryetari Haziri i ka mbështetur me subvencione duke iu krijuar kushte më të mira.

Ndërsa, kryetari Haziri ka dhënë zotimin se në vitin e ardhshëm do ta ndërtojë shtëpinë e re për pensionistët sipas standardeve.

“Do të vazhdojmë me mbështetje financiare për pensionistët gjilanas. Në vitin e ardhshëm do ta ndërtojmë shtëpinë e mbrojtur për pensionistët, e cila është sipas standardeve europiane dhe mjetet i kemi siguruar nga Qeveria e Kuvajtit. Ju keni kontribuar shumë dhe këtë Gjilan e kemi nga puna e juaj, prandaj ju falënderoj shumë”, ka thënë Haziri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat