Ymeri: Salih Salihu është profesor e deputet i shkëlqyeshëm, do të jetë edhe kryetar i tillë

Gjilani

Ymeri: Salih Salihu është profesor e deputet i shkëlqyeshëm, do të jetë edhe kryetar i tillë

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:31
Visar Ymeri

Në tubimin zgjedhor në Viti, Kryetari Visar Ymeri ka thënë se Vitia vendos vetë e për këtë është me VETËVENDOSJE!-n, dhe se ajo vendos drejtë, prandaj e ka votuar VETËVENDOSJE!-n.

Ymeri në këtë tubim ka pasur fjalë të mëdha për kandidatin për kryetar të Vitisë, për të cilin ka thënë se ai ka qenë zëri më i fuqishëm i Vitisë në Kuvend. Ymeri e ka quajtur profesor e deputet të shkëlqyeshëm Salihun, duke shtuar se ai është i pakrahasueshëm me kundërkandidatët si për nga niveli intelektual, edhe për nga integriteti moral, por nga angazhimi politik e qytetar

“Të trishtuar nga fitorja jonë në gjithë Kosovën, po veçanërisht këtu në Viti, pushteti filloj ta bëjë aq të di më së miri, atë që e kanë bërë çdo herë ndaj nesh, të shpifin e trillojnë. Duke qenë të vetëdijshëm për fitoren e sigurt të Salihut, kundërshtarët e tij filluan fushatë me lloj-lloj shpifje për Salihun, për ta denigruar personalitetin e tij, tash e sa kohë. Por, Salihu, pas gjithë kësaj lufte sistematike të këtyre matrapazëve rrenca e shpifësa, ka marrë një vendim: Porfesori Salih do të iu përgjigjet gjithë atyre me 22 tetor, ditën kur do të zgjidhet pa balotazh kryetar i Vitisë. Kjo do të jetë përgjigjja ndaj tyre”, ka thënë Ymeri.

Më tutje, Ymeri ka thënë se teksa të tjerët shpifin e trillojnë, Salihu ka bërë gati planin për ta nxjerrë Vitinë nga gjendja e rëndë ku gjendet tash e 17 vite. Ai ka përmendur edhe zotimet e Salih Salihut për Vitinë.

Ymeri është zotuar se me qeverisjen e Salihut do të ketë administratë efikase e transparente, depolitizim të arsimit, shkolla e çerdhe të reja, shujta falas për nxënës, funksionalizm të qendrave të mjekësisë familjare, mbështetje për bujqit, ujë 24/7, rrugë e trotuare, përkrahje për kulturë e sport e mbështetje për familjet skamnore.

Besa Baftiu: Qeverisja e Salih Salihut mundëson që Vitia të jetë komunë e zhvilluar

Deputetja Besa Baftiu ka thënë në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Viti, se e diela e 22 tetorit është rast historik për ndryshime. Ajo ka theksuar se në këtë ditë në njërën anë është prosperiteti që e mundëson qeverisja e Salih Salihut, e në anën tjetër servilizmi i partive të tjera.

Baftiu u shpreh e bindur se qytetarët e Vitisë do ta zgjedhin Salih Salihun, të cilin e quajti intelektual të guximshëm, idealist e vizionar, i cili nuk korruptohet.

”Me profesor Salih Salihun kryetar dhe asambleistët tanë shumicë në Kuvend, do t’i ndalet hovi keqqeverisjes në komunën tuaj, do të jetë një qeverisje ku mbi të gjitha do të respektohet ligji, ku do ketë zhvillim ekonomik, barazi sociale, shëndetësi dhe arsim cilësor e punësim me kritere profesionale”, ka thënë Baftiu në këtë tubim.

Më tej, deputetja ka përmendur edhe shpifjet e shumta të kundërshtarëve të Salihut ndaj këtij të fundit, për të cilat ka thënë se janë produkt i panikut. Baftiu ka thënë se qeverisja e Salihut sjell më shumë çerdhe e më shumë cilësi në arsim, shujta falas për nxënës, vizita të rregullta mjekësore në shkolla, infrastrukturë rrugore  e ujë të pijshëm në të gjitha shtëpitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat