Lutfi Haziri në Malësinë e Kishnapoles: Mbillni duhan, do t’ju subvencionojmë me 1200 euro për hektar

Gjilani

Lutfi Haziri në Malësinë e Kishnapoles: Mbillni duhan, do t’ju subvencionojmë me 1200 euro për hektar

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:07
Lutfi Haziri

Përkrahje për garën e 22 tetorit ka marrë sot Lutfi Haziri i LDK’së nga Malësia e Kishnapoles, përkatësisht fshatrat Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i poshtëm dhe Gadish.

Haziri është falënderuar nga banorët e atjeshtëm për investimet e mëdha infrastrukturore, veçanërisht për ndërtimin e tri shtëpive për familjet skamnore në Sllakovc të Epërm dhe Gadish.

Kreu i Gjilanit tha se në katër vitet e qeverisjes së ardhshme do të ketë subvencione të mëdha në këtë pjesë, duke ndikuar kështu direkt në forcimin e familjes bujqësore.

“Kjo zonë është turistike. Na duhet edhe pak punë në infrastrukturë dhe kjo zonë do të zhvillohet jashtëzakonisht shumë. Por, është shumë i rëndësishëm fakti se në vitin e ardhshëm Malësia e Kishnapoles do të bëhet jeshile nga mbjelljen e duhanit dhe farmerët do të mbështeten me 1200 euro për hektar”, tha Haziri.

Haziri ka kërkuar nga banorët e asaj ane që përpos mbështetjes për të, votat të shkojnë njësoj edhe për kandidatët për asamble komunale, për të cilët tha se janë njerëz të pastër si loti dhe profesionistë të vërtetë të lëmive të tyre.

Në këtë tubim ka folur para të pranishmëve edhe kandiatja për asamble komunale, Shpresa Kurteshi Emini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat