Ky është parashikimi i Lutfi Hazirit për balotazhin me Vetëvendosjen!

Gjilani

Ky është parashikimi i Lutfi Hazirit për balotazhin me Vetëvendosjen!

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 21:07
Lutfi Haziri

Dy partitë më të votuara në komunën e Gjilanit, LDK dhe Vetëvendosje do të shkojnë në balotazh. 

Ish- kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri thotë shprehet i bindur se partia e tij përsëri do të udhëheqë me Gjilanin. 

“Balotazhi është proces kushtetues që ne do ta respektojmë , natyrisht. Besojë se qytetarët e Gjilanit vetëm kanë me e konfirmu dhe kanë me e thellu rezultatin. Jam i bindun, proces i kryer vetëm formalisht duhet me dalë edhe njëherë.”, ka thënë ai në një bisedë për Indeksonline. 

Sipas Hazirit, këto zgjedhje e kanë dëshmuar se LDK në përgjithësi ka rritje . 
Madje ai konsideron se me numërimin e votave të diasporës dhe atyre me kusht, fitorja e kësaj partie veçse do të thellohet. 

“Fitore e dyfishtë eLDK-së që ne e kemi fitu edhe si parti politike edhe si kandidat me qytetarë. Kemi rritje edhe si parti politike për 15% me kryetar komune kemi rritje për 25%. Tashmë votat me kusht dhe votat e diasporës mund të japin mundësinë të thellohet edhe më shumë rezultati, po flasim për një dallim prej 9 mijë votash për dallim me kandidatin e partisë tjetër, që në fakt nuk u kanë për atë kandidatë, u kanë lidershipi i Vetëvendosjes ata që kanë ardh në Gjilan që janë kanë kandidat të mirë e jo kandidati lokal. Gjilani ka folë qartë, bardhë, ka votu me dorë të djathtë dhe e ka mbyll këtë proces.”, vlerësoi Haziri.  

Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës do shkojë në raundin e dytë me Sami Kurteshin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat