Haziri falënderon KFOR-in turk për donacionet që ka sjellë në Gjilan

Gjilani

Haziri falënderon KFOR-in turk për donacionet që ka sjellë në Gjilan

Më: 31 tetor 2017 Në ora: 19:11
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur në një takim lamtumirës komandantin e deritanishëm të KFOR-it turk në Gjilan, të cilin e ka falënderuar për punën dhe angazhimin në sigurinë e qytetarëve të Gjilanit dhe gjithë regjionit.

Siç njofton Komuna e Gjilanit, në fjalën lamtumirëse për komandantin e deritanishëm Hakan Derican, kryetari Haziri ka thënë se bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm me qëllimin e vetëm krijimin e sigurisë së qytetarëve pa asnjë dallim.

“Komuna e Gjilanit vazhdimisht me të gjitha institucionet që i takojnë përgjegjësisë qeverisëse në nivelin lokal, ka qenë bashkëpunuese e ngushtë me KFOR-in. Komandanti Hakan Derican, gjithnjë ka kontribuar në interes të sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët pa dallime etnike e fetare. Jemi të vendosur që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë në këtë frymë edhe në të ardhmen, me komandantin e ri Samed Aydemir”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Gjithashtu Haziri ka falënderuar KFOR-in turk edhe për donacionet që janë sjellur në shkollën “Musa Zajmi” dhe shkollën në fshatin Dobërçan, por edhe për donacione të tjera dhe bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Kurse, Hakan Derican, komandanti i deritanishëm, ka thënë se kontribut i jashtëzakonshëm është dhënë nga vet kryetari Haziri, që gjendja e sigurisë të jetë gjithnjë e qetë, në frymën e tolerancës, mbështetjes dhe një jete më të mirë për të gjithë qytetarët e Gjilanit.

Gjithashtu edhe komandanti, Samed Aydemir, është zotuar për një bashkëpunim të ngushtë dhe për garantimin e sigurisë së përgjithshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat