Haziri: Koalicioni im është me qytetarët - Bota Sot
Haziri: Koalicioni im është me qytetarët

Gjilani

E enjte, 14 dhjetor 2017

Haziri: Koalicioni im është me qytetarët

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:22
Lutfi Haziri

Doli i pari në zgjedhjet lokale të 22 tetorit por kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk beson në përmbysjen e rezultatit më 19 nëntor, pasi për të gjilanasit kanë folur qartw me votën e tyre në raundin e parë zgjedhor.

Duke besuar fuqishëm në fitoren e tij, Haziri  thotë se asnjëherë nuk ndihet i rrezikuar edhe pse e pranon se përball  ka një kandidat dinjitoz.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit në një intervistë për kp ka thënë se koalicion do të bëjë vetëm me qytetarët, ndërsa thotë se nuk ka ndërmend t’i përziej votat me subjektet politike tjera në emër të qytetarëve.

Haziri:  Koalicioni im është me qytetarët

“Jo, unë edhe më herët edhe para raundit tët parë kam thënë që koalicioni im është me qytetarët si kandidat i  LDK-së mbështetjen e kam përtej LDK-së jo vetëm me votues por edhe mbështetje qytetare dhe në parim jam prej politikanëve lokal që nuk i përzien votat me subjekte me parti në emër të qytetarëve në asnjë mënyrë, unë besoj në mbështetje qytetare e jo në funksionar politik apo partiak. Kështu që i hy garës i vetëm me qytetarët dhe besoj shumë që me 19 prapë Gjilani  do t konfirmon dhe do të certifikon kontratën katër vjeçare për Gjilanin”, tha ai.

Haziri ka shprehur besimin e tij se nuk do të ketë përmbysje të rezultatit edhe pse kundër kandidati i tij Sami Kurteshi mund të krijoj marrëveshje politike me partitë që nuk janë pjesë e balotazhit.

Sipas tij vlerësimi që i kanë bërë qytetarët ndër vite që ka rezultuar me rritje të votave e bënë atë më të përgjegjshëm duke mos lejuar përzierje të votave me funksionar që në këtë qytet janë të njohur për probleme me ligj, vota të korruptuara etj.

Haziri:  Besoj që gjilanasit kanë folur çartë

“Nuk besoj, unë besoj që  gjilanasit kanë fol çartë, reagimi në raundin e dytë do të jetë edhe më i madh edhe më i sigurt, përkundër besoj që çdo subjekt politik ka të drejtë me bo kontratë dhe marrëveshje politike, kështu që zotëri Kurteshi në emër të Vetëvendosjes ka mundësi me partitë tjera politike me ndërtuar koalicione partiake, pra është çështje e tyre, por unë si kandidat i LDK-së dhe si kandidat i qytetit të Gjilanit definitivisht me mbështetje përtej partisë që më kanë kandiduar besoj në vlerësimin e qytetarëve sepse në krahasim me vitin 2013 unë kam rritje edhe si kandidat por edhe LDK-ja si parti politike që unë e udhëheq dhe karshi vitit 2002 dhe 2000 kur unë jam zgjedhur kryetar i Gjilani për herë të parë pas lufte po ashtu kam rritje, e kjo rritje në vazhdimësi  e gjilanasve ndaj angazhimit tim politik mua më bënë të përgjegjshëm, më bënë të sjellshëm dhe  mos me leju, dhe m os me toleru me përzi votat me funksionarët që në Gjilan janë të njohur për probleme me ligjin, për vota të korruptime, për ndikime në votim ”, tha ai.

I pyetur se nëse nuk del fitues në balotazh a do bllokoj projekte dhe punën e kundër kandidatit ai u shpreh se do të jetë krahu i punës në realizim të programeve që janë në interes për Gjilanin kështu duke respektuar edhe vullnetin e gjilanasve.

Haziri:  Do jem krah i punës në realizimin  e projekteve

“Në asnjë mënyrë edhe si parti e parë edhe si kandidat në çdo votë që qytetari i Gjilanit  e legjitimon dhe është vullnet i tyre unë e përqafoj dhe e përshëndes, dhe jam bashkëpunues, do të bëhem krah i punës në realizimin e programeve në interes të Gjilanit”, tha ai.

Si prioritet kryesor për mandatin e ardhshëm, Lutfi Haziri ka vendosur përfundimin e infrastrukturës rrugore, kanalizimi, trajtimin e ujërave të zeza si dhe lumin Mirusha, Stanishorka dhe lumenjtë e tjerë.

Haziri: Pakoja jonë është pako familjare

“Pakoja programore për Gjilanin jo vetëm që është emëruar por është pako për familje, Gjilani 2017 plus është në kontuinitet programin që e kam filluar  në 2013 dhe që kam realizuar pjesën më të madhe të angazhimeve politike të atij programi, tashmë po hyjmë në implementim. Gjilani ka nevojë për infrastrukturë rrugore që përfshinë edhe autostradën si korridorin më të madh të Kosovës Lindore dhe Lidhje me korridorin e kombit dhe hyrje dalje të qytetit jemi tu i ndërtuar....04’03”Kanalizimi dhe tretmani i ujërave të zeza, rehabilitimi përmes programit të kompanisë austriake dhe kredisë së butë që qeveria e Kosovës ia njeh në një konkurenc komuna e Gjilanit është përfitues i saj 12 milionë euro ta trajtojmë edhe lumin Mirusha, Stanishorka dhe gjithë lumenjtë tjerë“, tha ai.

Haziri ka premtuar reformim të administratës në arsim, depolitizim të menaxhmentit në arsim, dhe shëndetësi funksionale për çdo fshat dhe vendbanim të Gjilanit.

Haziri: Do të punoj me reformu administratën në arsim

“Do të punoj me reformuar administratën në arsim, depolitizimin e plotë të menaxhmentit në arsim, nivelizimim dhe vendosjen e drejtë të normave për arsimtar dhe mësimdhënës, shëndetësi funksionale në çdo fshat dhe në çdo vendbanim të komunës së Gjilanit në mënyrë që vërtet mi largu të gjitha ato zbrazëtira që ne i kemi gjetur gjatë kësaj qeverisje katër vjeçare”, tha ai

Në plan ka edhe riaktivizimin e kulturës së prodhimit të duhanit si dhe subvencionimin e bujqësisë.

Ai po ashtu planifikon edhe rehabilitimin me ujësjellës për 15 fshatra dhe të një pjese të qytetit si dhe ndërtimin  e tri parqeve për gjilanasit.

Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror Zgjedhor deri tani nga radhët e LDK në kuvendin komunal të Gjilanit kanë zënë vend 12 asamblist, ndërsa Lutfi Haziri si kandidat për kryetar ka gjithsej 19,755 vota apo 43.51 për qind, dhe për 7 mijë e 141 vota prinë krahasuar me kundër kandidati Sami Kurteshi i cili ka gjithsej 12 mijë e 614 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test