Kurteshi: Qeverisjen e keqe ta heqim bashkë me ujërat e zeza - Bota Sot
Kurteshi: Qeverisjen e keqe ta heqim bashkë me ujërat e zeza

Gjilani

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kurteshi: Qeverisjen e keqe ta heqim bashkë me ujërat e zeza

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 13:01
Sami Kurteshi

(E plotësuar) - Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, sot ka shpalosur programin e tij për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan, ku tha se është problemi më i madh në këtë qytet.

Kurteshi në një konferencë për media tha se kostoja e projektit për largimin e erës së ujërave të zeza në Gjilan kap shifrën 10 milionë euro dhe kjo do të realizohet për katër vitet e ardhshme.

Sipas tij, me këtë projekt do të ndërtojnë impiante të vogla që nuk kushtojnë më shumë se 250 mijë euro dhe kanë kapacitete për 10 mijë banorë. Ai theksoi se sipas projektit do të ndërtohen dhjetë impiante.

Kurteshi: Gjilani vuan nga ujërat e zeza

“Ky është një plan i VV-së për Gjilanin prej të cilit vuan më së shumti komuna e Gjilanit, e ato janë ujërat e zeza. Në komunën e Gjilanit nuk ka asnjë rrjedhë natyrale të ujit, asnjë rrjedhë kur them merreni fjalë për fjalë, që nuk është e ndotur. Natyrisht që ujërat rrjedhin edhe prej komunave tjera, por problemi është se të gjitha pasojat mblidhen në Gjilan. Ky projekt i joni është punuar në atë mënyrë që për brenda katër viteve, një mandati katër vjet ujërat  zeza nha Gjilani do të hiqen. Në Gjilan pas katër viteve nuk do të ketë ujëra të zeza edhe të ndotura në asnjë rrjedhë natyrale në komunën e Gjilanit. Ky është një investim, kosto e krejt këtij projekti është dhjetë milionë euro”, tha Kurteshi.

Sipas tij, qeverisja e kaluar nuk ka bërë asgjë për trajtimin e ujërave të zeza. Derisa, shtoi se nga ky projekt do të ketë edhe rezultate konkrete.

Kurteshi: Bashkë me ujërat e zeza do ta heqim edhe erën e kësaj qeverisje

“Krejt kjo që po e shihni do të ketë një rezultat, rezultati i parë është se në Gjilan më nuk do të ketë ujëra të ndotura. Gjilanit do t’i hiqet kjo erë që ka qenë pasoj e erës politike sepse politika ka bërë që të bëhet kjo gjendje, do të hiqet era e këtyre qeverisjeve por edhe era e ujërave të zeza dhe Gjilani do të ketë ujë për ujitjen e tokave të punueshme në komunë”, u shpreh Kurteshi.

Kurteshi theksoi se së pari i duhet ndihma e qytetarëve pa dallim për largimin, siç u shpreh të qeverisjes së keqe në Gjilan.

Kurteshi: Për ta bërë këtë na duhet ndihma e qytetarëve më 19 nëntor

“Para se ta fillojmë këtë projekt neve na duhet ndihma e gjithë qytetarëve të Gjilanit me të drejt vote për ta hequr këtë qeverisje nga froni dhe kjo ndihmë duhet të jetë e gjithë qytetarëve pa asnjë dallim politik pa marrë parasysh cilit subjekt janë votuesit, a janë në  Nismë, a janë në PDK, a AAK, a AKR, sepse neve na duhen votat e gjithë atyre që nuk e kanë votuar këtë qeverisje por për diçka ndryshe, dhe diçka ndryshe, dhe lokomotiva e asaj ndryshe është VV”, theksoi ai.

Pretendenti për kreun e Gjilanit, i pyetur nëse ka filluar diskutimet për ndonjë bashkëpunim me partitë tjera për balotazh, tha se ende nuk ka asgjë konkrete, por janë duke diskutuar me qytetarët që kanë votuar edhe partitë tjera më 22 tetor, e që presin votën e tyre në raundin e dytë. 

Kurteshi shpalos programin për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, sot ka shpalosur programin e tij për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan, për të cilin tha se është problemi më i madh në këtë qytet.

Kurteshi tha se kostoja e projektit për largimin e erës së ujërave të zeza në Gjilan kap shifrën 10 milionë euro dhe kjo do të realizohet për katër vitet e ardhshme.

Por Kurteshi theksoi se së pari i duhet ndihma e qytetarëve pa dallim për largimin, siç u shpreh, të qeverisjes së keqe në Gjilan.

Sipas tij qeverisja e kaluar nuk ka bërë asgjë për trajtimin e ujërave të zeza.

Kurteshi theksoi se me këtë projekt do të ndërtojnë impiante të vogla që nuk kushtojnë me shumë se 250 mijë euro dhe kanë kapacitete për 10 mijë banorë. Ai theksoi se sipas projektit do të ndërtohen dhjetë impiante. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test