Lutfi Haziri: Nëse nuk bëhet autostrada, e bllokoj Gjilanin - Bota Sot
Lutfi Haziri: Nëse nuk bëhet autostrada, e bllokoj Gjilanin

Gjilani

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Lutfi Haziri: Nëse nuk bëhet autostrada, e bllokoj Gjilanin

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 14:28
Lutfi Haziri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri kërcënoi me bllokim të qytetit nëse nuk realizohet projekti i autostradës për Gjilanin.

Në Debat Pernime, Haziri tha se është në gjendje që ta mbyllë territorin e Gjilanit në shenjë proteste nëse nuk bëhet autostrada.

“Autostrada, nëse nuk realizohet do ta bllokoj hermetikisht Gjilanin që qeveria mos me mujt me hy në territor të Gjilanit”, tha Haziri.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test