Kurteshi premton transport falas për pensionistë dhe fëmijë - Bota Sot
Kurteshi premton transport falas për pensionistë dhe fëmijë

Gjilani

E enjte, 14 dhjetor 2017

Kurteshi premton transport falas për pensionistë dhe fëmijë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 14:15
Sami Kurteshi

Personat me gjendje të rëndë sociale, fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara janë të liruar nga pagesa e transportit publik nëse qyteti i Gjilanit do të udhëhiqet nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi.

Kurteshi tha se plani i Lëvizjes Vetëvendosjes  për rregullimin dhe standardizimin e transportit publik për komunën e Gjilanit lidh 95 përqind të vendbanimeve të kësaj ane.

Sipas tij transporti publik që është llogaritur nga ta është i përballueshëm nga të gjitha shtresat shoqërore.

Ndërsa, për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, fëmijët deri në moshën 15 vjeçare, si dhe për personat me gjendje të rëndë sociale ai premtoi transport falas.

Kurteshi: Transport falas për pensionistët, personat me aftësi të kufizuara

“Ky transport publik që ne  e kemi futur dhe e kemi përllogaritur do të jetë i përballueshëm për të gjitha kategoritë dhe shtresat shoqërore, ndërsa për personat me gjendje të rëndë sociale, për fëmijët deri në moshën 12 vjeç domethënë deri në klasën e pestë, për pensionistët dhe për personat me aftësi të kufizuara do të jetë falas”, tha Kurteshi.

Sipas Kurteshit transporti publik është i vlefshëm sepse ulë koston dhe kohën e udhëtimit për qytetarët duke e bërë kështu lëvizjen më të sigurt dhe duke ulur kaosin në trafik.

Kurteshi tha se i gjithë projekti për transportin publik përfshin një kosto prej 4.8 deri në 5 milionë euro.

Ai po ashtu përmes 7 linjave të ndara të transportit publik i cili përfshinë edhe fshatrat synon që të ofroj autobusë me orare fikse.

Kurteshi: Projekti do të kushtojë deri në 5 milionë euro

“Ne më këtë transport publik mendojmë të sigurojmë autobusë që kanë orare fikse edhe sipas standardeve të njohura evropiane sipas llogaritjeve tona një autobusë me të gjitha tatime dhe shtesat që kanë por edhe me kosto fikse do të jetë rreth 230 mijë euro….Kemi llogaritur 7 linja që lidhin pjesë të ndryshme të komunës me qytetin e Gjilanit edhe vlera e përafërt e krejt projektit tonë të transportit publik do të jetë prej 4.8 deri në 5 milionë euro “, tha Kurteshi.

Sipas tij shërbimi I transportit publik do të jetë i integruar në një kompani publike e cila do të përfshirë edhe transportuesit privat që operojnë tani në komunën e Gjilanit.

Ndërsa, inxhinier I trafikut, Mentor Mihovci tha se në planin e tyre të qarkullimit kanë paraparë 15 autobusë të cilët do të filloj qarkullimin në 7 linja prej orës 6 të mëngjesit e deri në ora 23 të mbrëmjes në çdo pikë të qytetit në çdo 15 minuta.

Sipas tij transporti publik të ishte më i lirë sesa automjetet personale dhe po ashtu do të rritej siguria e pjesëmarrësve në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test