Haziri: Komisioni Europian mbështet tri projekte të mëdha në Gjilan - Bota Sot
Haziri: Komisioni Europian mbështet tri projekte të mëdha në Gjilan

Gjilani

E martë, 12 dhjetor 2017

Haziri: Komisioni Europian mbështet tri projekte të mëdha në Gjilan

Nga: A.M. Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 18:45
Pamje nga tubimi i LDK-se ne Gjilan

Kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri ka takuar sot banorët e lagjeve si “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajit” nga të cilët ka marrë edhe njëherë  mbështetjen e tyre.

Ai ka shkruar në Facebook se Komisioni Europian ka konfirmuar sot mbështetjen e tri projekteve si ndërtimi i çerdhes në “Arbëri”, ndërtimi i “Tregut të Gjelbër” dhe vendkalimi kufitar në Stanqiq, janë projektet që do të na mbështesë KE me kosto prej 1.5 milionë euro

Postimi i plotë:

Votimi, angazhimi dhe mbështetja “Kodra e Dëshmorëve”, “Rruga e Prishtinës” dhe “Rruga e Ferizajit” më 22 tetor, neve na ka bërë më të përgjegjshëm, më të respektueshëm dhe më të përulur. Më 19 nëntor, ne e presim rikonfirmimin e besimit.

Lajmi i mirë është se Komisioni Europian ka konfirmuar sot mbështetjen e tri projekteve të mëdha për Gjilanin. Ndërtimi i çerdhes në “Arbëri”, ndërtimi i “Tregut të Gjelbër” dhe vendkalimi kufitar në Stanqiq, janë projektet që do të na mbështesë KE me kosto prej 1.5 milionë euro.

#LidhjaperGjilaninLDK47

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test